Katedralja Notre Dame, gati për t’u rindërtuar.

Duket se ka një interes të madh për rindërtimin e katedrales ikonike Notre Dame, e cila në pranverën e vitit 2019 u godit nga një zjarr i dhunshëm.

Kjo vërehet nga mbledhja e donacioneve të ardhura për këtë qëllim gjatë dy viteve e gjysëm të fundit.

Deri më tani janë grumbulluar 840 milionë euro. Kështu u shpreh Jean-Louis Georgelin, i cili po udhëheq punën për rindërtimin e katedrales.

Georgelin, një ish-shef i ushtrisë franceze, i cili u emërua nga Presidenti Emmanuel Macron për të mbikëqyrur përpjekjet për rindërtimin e Katedrales, thotë se gjigandi francez i naftës Total, ndër të tjera, ka dhuruar 100 milionë euro.

“Katedralja qëndron e fortë mbi kollonat e saj, muret e saj janë të forta, gjithçka është duke u bashkuar,” tha Jean-Louis Georgelin.

850-vjeçarja Notre Dame humbi kullën e saj dhe u shkatërruan pjesë të mëdha të çatisë gjatë zjarrit në 15 Prill 2019.

Që nga ajo kohë, puna është bërë kryesisht për të siguruar ndërtesën kundër shembjes së mëtejshme. Ajo punë u shpall zyrtarisht e përfunduar të Shtunën, kështu që rindërtimi i katedrales mund të fillojë së shpejti. Puna për të siguruar ndërtesën ishte vonuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Ai më tej konfirmon se pritet që katedralja të jetë gati të rihapet në Prill 2024.

“Ne jemi të vendosur ta fitojmë këtë betejë të vitit 2024, për ta rihapur sërish katedralen tonë në 2024. Do të jetë nderi i Francës ta bëjë këtë dhe ne do ta bëjmë këtë, sepse të gjithë jemi të bashkuar në këtë qëllim.” u shpreh Georgelin.

Ende nuk dihet me saktësi se sa para do të shpenzohen për rindërtimin, thotë Jean-Louis Georgelin.

Megjithatë, rinovimi i zonës përreth Notre Dame duket se nuk pritet të fillojë deri në vitin 2025. Kjo është një detyrë për të cilën është përgjegjëse Bashkia e Parisit.

Një hyrje e përkohshme në katedrale do të krijohet në lidhje me Olimpiadën, e cila do të mbahet në fund të verës së vitit 2024 në kryeqytetin francez.

kumtari/AFP/

Read Previous

A mos po na e merr NATO liderin?

Read Next

Gati 1/4 e popullsisë mbi 16 vjeç nuk përballoi financiarisht ekzaminimet shëndetësore dhe dentare më 2019