Joe Biden konfuz/ Nxjerr letren nga xhepi per t’iu përgjigjur reporterit.

Presidenti Joe Biden u kap në kamera në një bisedë të pakëndshme me një reporter, ditën e shtunë.

Presidenti duhej të nxirrte shënime për t’iu përgjigjur një pyetje, në një dyqan qershish në Michigan, në lidhje me sulmin e fundit kibernetik – që mendohet të jetë bërë nga rusët

Joe Biden u ngatërrua rëndë me shënimet e nxjerra nga xhepi i xhaketës së tij për t’iu përgjigjur pyetjes së një reporteri, për diçka për të cilën ai u informua vetëm disa momente më parë – ndërsa ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump këmbëngul që presidenti të bëjë një test kognitiv.

‘Ne nuk jemi të sigurt se janë rusët. Mora një informacion te përmbledhur kur isha në aeroplan. Prandaj u vonova për të zbritur,’ tha ai ndërsa përpiqej të gjente përgjigjen në copa letre, raporton e perditshmja daily mail.

Read Previous

Palestinezët nuk do të injorohen — dhe nuk mund të injorohen. Një Lëvizje Kombëtare Palestineze e Rilindur Mund t’i Jap Fund Status Quo-së.

Read Next

SHBA: 4 korriku dhe kuptimi i festave kombëtare amerikane