Palestinezët nuk do të injorohen — dhe nuk mund të injorohen. Një Lëvizje Kombëtare Palestineze e Rilindur Mund t’i Jap Fund Status Quo-së.

Nga Rashid Khalidi

Dhuna intensive në Izrael dhe Palestinë, në maj, i shëmbëllente episodeve të ngjashme në dekadat e fundit. Por gjithashtu kishte disa tipare të dallueshme, kryesore midis tyre, unitetin e sapo gjetur të palestinezëve kudo që ndodheshin.

Palestinezët u ngritën sëbashku përballë përçarjeve që u ka imponuar izraeli dhe përçarjeve të krijuara nga besnikeria partiake driteshkurtër e udhëheqësve të tyre.

Ata nxitën demonstrata në të gjithë vendin, si përgjigje ndaj shtypjes së rëndë prej Izraelit në lagjen e Sheikh Jarrah dhe xhamisë Al Aksa në Jeruzalem, dhe bombardimeve në Gaza që vranë mbi 250 njerëz.

Izraeli u përpoq të shtypte këto protesta, duke çuar në shpërthime të dhunës në turmë, kryesisht drejtuar kundër palestinezëve në qytete brenda Izraelit të tilla si Akre, Haifa dhe Jaffa.

Forcat izraelite vranë dhjetëra protestues palestinezë në Bregun Perëndimor.
Më 18 maj, palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, brenda Izraelit dhe në komunitetet e diasporës në Liban, Jordan dhe gjetkë, zhvilluan një grevë të përgjithshme, e para që përfshiu të gjithë Palestinën historike që nga greva e përgjithshme gjashtëmujore e vitit 1936.

Situata vazhdon te mbetet e rregulluar në disfavor te palestinezëve , megjithatë, dhe një qeveri e re izraelite nuk duket se ka më shumë gjasa, sesa paraardhësja e saj, të ndalojë abuzimet dhe politikat që kanë zbehur çdo perspektivë për një zgjidhjeje të drejtë dhe të pranueshme politike.

Por, gjallimi i një brezi të ri palestinezësh ofron disa arsye për shpresë.
Një lëvizje kombëtare palestineze e Rilindur mund të heqë dorë nga supozimet dhe dështimet e brezave të mëparshëm dhe, përmes veprimeve dhe mesazheve të saj, të bëjë të qartë paqëndrueshmërinë e status quo-së.

Ndryshimi i Kursit

Për vite me radhë, ekspertë dhe politikanë kanë deklaruar se palestinezët u mundën dhe u demoralizuan dhe se kauza e tyre kishte humbur shkëlqimin e saj.

Administrata e Presidentit të Sh.B.A., Donald Trump, e përktheu këtë pikëpamje në politika anti-palestineze akoma më të ashpra, sesa ato pararendëse.
Që palestinezët të harrohen në mënyrë të sigurt, ishte qëllimi i normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe katër vendeve arabe në vitin 2020.

Por kryengritja në Bregun Perëndimor, greva e përgjithshme në të gjithë vendin dhe solidariteti i diasporës palestineze dhanë një mesazh të qartë: Palestinezët nuk mund të injorohen.

Mbulimi i ngjarjeve prej mediave perëndimore, në maj, shënoi gjithashtu një distancim nga norma e zakonshme.

Për herë të parë, mediat në raportimet e tyre nuk i përsëritën verbërisht pretendimet izraelite për raketa terroriste palestineze kundër civilëve izraelitë – një pretendim i nxitjes dhe fajësisë kundrejt palestinezeve sapo lëshohet raketa e parë e Hamasit, në procesin e përmbushjes së 54 viteve të okupimit ushtarak izraelit dhe 73 viteve të zhvendosjes së Palestinës.

Në vend të kësaj, këto modele të vazhdueshme të padrejtësisë dhe abuzimit u shfaqën dukshëm si në rrjetet kryesore, ashtu edhe në mediat sociale.

Për shembull, shumë raporte shpjeguan se familjet Sheikh Jarrah, të planifikuara për dëbim nga kolonët hebrenj, me mbështetjen e forcave izraelite të sigurisë, ishin refugjatë të zhvendosur nga qytetet e Akrit dhe Haifës në 1948.

Mediat gjithashtu vunë në dukje se, megjithëse hebrejtë izraelitë lejohen të kenë pretendime ndaj pronave në Jeruzalemin Lindor Arab, të pushtuar, dhe në Bregun Perëndimor, palestinezëve u ndalohet të kenë pretendime analoge për cilëndo nga pronat e tyre, me shtrirje te gjerë, të konfiskuara nga Izraeli në të gjithë vendin në shtatë dekadat e fundit.

Krahas këtij zgjimi mediatik, u vu në dukje se njerëzit në perëndim po e kuptonin më mirë se si  funksiononte politika e vërtetë në Palestinë.

Apologjitë e Izraelit në Uashington, Londër dhe Berlin natyrshëm nxorën klishetë standarde për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por ata nuk mund të maskonin tonin e ndryshuar, si në arenën politike, ashtu edhe në demonstratat e mëdha në mbështetje të Palestinezëve në Australi, Kanada, Mbretërin e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara e gjetkë.

Ndoshta për herë të parë, ligjërimi publik në të katër ato vende (që kanë të përbashkët trashëgiminë e zhvendosjes së popujve indigjenë) paraqiti diskutimin e natyrës koloniale të politikave izraelite ndaj palestinezëve.

Aktivistët bënë paralelizma me shtypjen vënë në dukje nga lëvizja Black Lives Matter (BLM), dhe shumë të rinj amerikanë lidhin padrejtësinë që kanë parë në vende të tilla si Ferguson, Missouri, me atë që panë në Sheikh Jarrah dhe vendet e tjera ku forcat e sigurisë përdorin të njëjtin gaz lotsjellës të fabrikuar dhe të njëjtat taktika të militarizuara të policisë si në SHBA.

Sigurisht, ndryshimet në mbulimin mediatik dhe opinionin publik kanë patur lëkundje në favor të palestinezëve edhe më parë, dhe ato jo domosdoshmërisht parashikojnë ndonjë ndryshim politik domethënës.

Ndryshime të tilla ndodhën në kohën e rrethimit izraelit të Bejrutit në 1982; gjatë shtypjes së ashpër të intifadës së parë të paarmatosur duke filluar në 1987, dhe gjatë tre luftërave me banorët e bllokuar të Rripit të Gazës nga 2008 në 2014 (në të fundit u vranë mbi 2,200 njerëz).

Çdo herë, puna e zellshme e PR të qeverisë izraelite dhe miqve të saj, rregullonte kryesisht ekranin e copëtuar që mbron praktikat izraelite nga një hetim real. Një përpjekje e furishme, për të bërë të njëjtën gjë, është duke u zhvilluar në këtë moment. Por ka arsye për të besuar se , këtë herë, gjërat mund të rezultojnë ndryshe.

Një Pikë Kthimi?

Përmbysja e fundit ka sjellë një moment unik, si me ndryshimin në rritje në opinionin publik ndërkombëtar, ashtu edhe me ribashkimin e sapolindur të popullit palestinez në nivelin bazë.
Palestinezët kanë mundësinë të rindërtojnë lëvizjen e tyre kombëtare të brishtë, të unifikojnë radhët e tyre dhe të bien dakord për një axhendë strategjike, në mënyrë që të komunikojnë qartë në nivel global.

Për ta çuar përpara këtë detyrë, ata do të duhet të zëvendësojnë strukturat ekzistuese politike – veçanërisht kornizën e vendosur nga dakordësimet e marrëveshjes së Oslos, përfshirë krijimin e Autoritetit Palestinez – që kanë prodhuar vetëm një brez udhëheqësish të dështuar, qeverisje shtypëse, të mbështetur në patronazh korrupsioni, demobilizimi popullor dhe asnjë strategji për çlirim.

Të dy partitë politike që kanë dominuar prej kohësh politikën palestineze – Fatah dhe Hamas – duken strukturalisht më të dobëta dhe më pak të njohura se kurrë më parë, pavarësisht nga mbështetja e konsiderueshme që marrin nga jashtë.

Kjo është e vërtetë edhe për një Hamas aktualisht të suksesshëm , sondazhet e brendshme të të cilit parashikuan se do të humbnin në zgjedhjet që ishin planifikuar për në maj, por që u shtynë nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, mandati ligjor i të cilit përfundoi mbi një dekadë më parë.

Një brez i ri i aktivistëve të rinj palestinezë nuk ka kohë për parullat, politikën dhe udhëheqësit e së kaluarës.
Këta aktivistë po veprojnë në të njëjtën gjatësi vale, në të gjithë Palestinën dhe në diasporë.
Të rinjtë po ndërmarrin nismën politike, duke kaluar në një fazë të re të përpjekjes për çlirimin palestinez, siç kanë bërë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën – për shembull, duke filluar grevën e përgjithshme të vitit 1936 dhe intifadën e vitit 1987.

Ata do të përballen me një detyrë të vështirë në përmbysjen e brezit të vjetër të udhëheqësve dhe strukturave të gjera të sigurisë dhe atyre financiare që i mbrojnë ata. Por rryma po ndryshon, siç është e dukshme në zemërimin e fundit popullor të drejtuar kundër udhëheqjes palestineze.

Nizar Banat, një kritik i rreptë i Autoritetit Palestinez, vdiq në paraburgim në qershor, duke shkaktuar trazira të përhapura që kanë nënvizuar brishtësinë ekstreme të mbajtjes në pushtet të këtyre udhëheqësve.

Gatishmëria e shumë amerikanëve për të patur një këndvështrim më të thellë dhe më kërkues kundrejt Izraelit dhe Palestinës, është gjithashtu inkurajuese. Të rinjtë, përfshirë edhe shumë në komunitetin hebre, janë më kritikë sesa të moshuarit e tyre për mitet që e kanë mbrojtur Izraelin prej kohësh nga diskutimi – nocionet që “Zoti ua dha këtë tokë izraelitëve”; se para krijimit të shtetit izraelit, Palestina ishte “një tokë pa popull”; se vetëm Izraeli “bëri që shkretëtira të lulëzojë”; dhe se Izraeli është “demokracia e vetme e Lindjes së Mesme”.

Mediat sociale janë shumë përpara mediave kryesore në këtë drejtim, duke përhapur imazhe videosh të pashlyeshme të forcave izraelite që hapin gaz lotësjellës dhe granata goditëse në xhaminë Al Aksa, faltorja më e shenjtë myslimane në Palestinë, ndërsa adhuruesit ishin në lutje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit; shkatërrimi i të gjitha ndërtesave shumëkatëshe në Gaza; Turmat linçiste hebreje që enden nëpër lagjet arabe në Jeruzalemin Lindor dhe në qytete brenda Izraelit; dhe demonstruesit palestinezë në Bregun Perëndimor që u rrëzuan me municion të gjallë. Gjëra të tilla nuk mund të shihen.

Rilindja e një lëvizje kombëtare Palestineze mund të heqë dorë nga supozimet dhe dështimet e brezave të mëparshëm.

Këto imazhe të gjalla kanë ndihmuar në shpimin e fshikëzës që mbulimi i mediave ka mbajtur me besnikëri gjatë 54 viteve të okupimit ushtarak “të përkohshëm” dhe sistemit të rafinuar të dominimit në vend, si brenda Izraelit, dhe në territoret e okupuara Palestineze.

Termat që nuk janë përdorur kurrë në të kaluarën në lidhje me Izraelin, të tilla si “racizmi sistemik”, “epërsia hebraike”, “kolonializmi i kolonëve” dhe “aparteidi”, po debatohen dhe po bëhen pjesë e bisedave publike të SHBA dhe krahut të majt izraelit. Ky mbetet rasti përkundër përpjekjes gjithnjë e më të dëshpëruar të mbrojtësve të Izraelit për të dizenjuar mbështetje për të drejtat palestineze ose kriticizëm ndaj politikave të një shteti të huaj si “antisemitike”.

Këto ndryshime në ligjërim në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë mund të kenë pasoja të fuqishme politike, edhe nëse nuk duket se ka ndonjë ndryshim të menjëhershëm në politikë. Në fund të fundit, ato mund të çojnë në një rënie të mbështetjes së madhe ushtarake, diplomatike dhe financiare që Izraeli gëzon nga aleatët e tij në Perëndim.

Nëse e gjithë kjo duket si diçka e re dhe se mund të përbëjë një pikë kthese, në fakt nuk ka ndryshuar shumë. Si në Shtetet e Bashkuara dhe globalisht, mbetet një lidhje pothuajse irracionale me pretendimin e një “zgjidhjeje me dy shtete”, nocioni se mënyra e vetme për të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon është përmes krijimit të një shteti të pavarur palestinez së bashku me Izraelin . Ithtarët e zgjidhjes me dy shtete refuzojnë të njohin parakushtin e saj thelbësor: prishjen e pengesave të frikshme strukturore, si fizike ashtu edhe administrative, që udhëheqësit izraelitë e të gjithë rreshtave kanë ngritur që nga viti 1967 për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez sovran, fqinj. Këto përpjekje metodike përfshinin aneksimin efektiv të shumicës së territoreve të okupuara dhe transferimin e paligjshëm të gati 750,000 kolonistëve (mbi dhjetë përqind e popullsisë hebraike të Izraelit) në këto territore, në kontekstin e ndërtimit masiv të vendbanimeve koloniale, rrugëve ekskluzive dhe ujit dhe sistemet e komunikimit – projekti më i madh i infrastrukturës në historinë e vendit pas 1967.

Pa përmbysjen e përfshirjes rrënqethëse të asaj çfarë ka  mbetur nga Palestina, në tokën e madhe izraelite- objektivi kryesor i shumicës së partive politike izraelite, përfshirë ato që llogariten për ndoshta 100 nga 120 anëtarët e Knesset – thirrja per zgjidhje me dy shtete është vetëm një gjethe fiku për zhvendosjen e pafund të popullit palestinez. Aktualisht nuk ka asnjë perspektivë të një përpjekje ndërkombëtare për të zhbërë faktet në terren që ka krijuar Izraeli për të bërë të pamundur një shtet të zbatueshëm Palestinez. Sidoqoftë, rezistenca kokëfortë e popullit palestinez ndaj përpjekjeve për t’i dëbuar dhe shkulur ata nga historia mund të ketë detyruar një pikë kthese. Një paradigmë e re po merr formë, bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë në Palestinë dhe Izrael, si kolektivisht ashtu edhe individualisht, qoftë përmes një zgjidhjeje gjithnjë e më të pamundur me dy shtete, një shteti të vetëm ose një entiteti binacional, ose një kornize federale, kantonale ose diçka tjetër. Një numër në rritje i palestinezëve dhe izraelitëve i kuptojnë shanset e larta kundër zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete dhe po shqyrtojnë disa nga këto alternativa. Mbrojtësit e skemave të tilla duhet të ofrojnë një pamje gjithëpërfshirëse të mënyrës se si këto opsione do të funksiononin në praktikë para se të fitojnë tërheqje të vërtetë. Por kundërshtimi këmbëngulës i Izraelit ndaj një shteti realisht të pavarur palestinez, në mënyrë paradoksale, e bën nevojën për këto alternativa edhe më urgjente.

Një sistem kolonial i dal mode si ai i Izraelit është i papajtueshëm me vlerat e demokracisë dhe barazisë.

Kjo paradigmë e re në zhvillim, ndoshta, nuk do të ketë një ndikim afatshkurtër në politikat e SHBA ose ato të vendeve të tjera të fuqishme. Politikanët amerikanë dhe “foreign policy mandarins”, zionistët liberalë dhe shumica e aktorëve ndërkombëtarë janë investuar shumë në zgjidhjen me dy shtete, në mënyrë që kjo qasje të zëvendësohet së shpejti.
Ndërkohë, aktorët kryesorë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara, më të rëndësishmit midis tyre, kanë treguar pak interes në parandalimin dhe bllokimin e Izraelit për një zgjidhje me dy shtete. Kjo njohje lejon Izraelin të vazhdojë “menaxhimin” e tij brutal të problemit të tij palestinez, ndërsa refuzon çdo lëvizje drejt një zgjidhjeje të vërtetë, një qasje që ish Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përsosi gjatë shumë viteve të tij në detyrë.

Qeveria e re e Kryeministrit, Naftali Bennett, ka të ngjarë të ndjekë rrugën e përcaktuar nga paraardhësja e saj, pasi koalicioni i saj qeverisës është aq i ndryshëm, sa nuk është i mundur asnjë konsensus i ri mbi çështjen Palestineze. Mbetet një shumicë solide e krahut të djathtë të Knesset, në të dy krahët, në mbështetje të kolonizimit të vazhdueshëm të territoreve të okupuara dhe mohimit të të drejtave kombëtare dhe të drejtave të tjera për popullin palestinez. Ky pozicion i vijës së ashpër është ndër pengesat më të mëdha për të ndryshuar. Një paradigmë e re – edhe kur është zhvilluar plotësisht – nuk ka gjasa të ketë efekt shumë të menjëhershëm në bindjen e izraelitëve hebrenj të braktisin një status quo kaq të pafavorshme për palestinezët.

Nje Lëvizje Kombëtare e Rilindur

Sidoqoftë, Palestinezët kanë aftësinë për të ndryshuar këtë situatë. Një lëvizje kombëtare e rilindur Palestineze mund të sfidojë dhe përfundimisht të transformojë status quo-në e tanishme të paqëndrueshme. Një lëvizje e tillë do të kërkonte ndryshime jashtëzakonisht të vështira politike dhe një rivlerësim të ftohtë të strategjisë dhe qëllimeve palestineze – me shpresën që të drejtohet nga zgjedhja e liderëve të rinj që të mund të hartojnë një qasje të re. Kjo do të përfshinte disa përpjekje të mëdha.

Palestinezët duhet të tregojnë me forcë, dhe në mënyrë ideale,jo me dhunë, paqëndrueshmërinë e status quo-së, gjë që ata e bënë me sukses gjatë intifadës së parë të paarmatosur nga 1987 në 1991. Ata duhet, ose të ringjallin mundësitë e tmerrshme të pavarësisë kombëtare palestineze së bashku me Izraelin, ose me më shumë gjasa, të hartojnë vizionin e një kursi të ardhshëm për palestinezët në një strukturë të re politike postkoloniale të përbashkët me fqinjët e tyre izraelitë. Aktorët e jashtëm që çmojnë ndikimin e tyre mbi klientët dhe aleatët e tyre të preferuar palestinezë mund t’i rezistojnë ndryshimeve të tilla, por palestinezët kanë treguar në të kaluarën, aftësinë për të kapërcyer një ndërhyrje të tillë të jashtme – siç bënë nën udhëheqjen e Yasir Arafat nga fundi i viteve 1960 deri në vitet 1980 – dhe do të mund ta bënin përsëri.

Ndryshimi pozitiv, tashmë i dëshmuar në diskursin global mbi Palestinën, është kryesisht për shkak të efektivitetit të iniciativave të shoqërisë civile palestineze dhe për shkak të aktivizmit rinor në territoret e okupuara Palestineze, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Një lëvizje nacionale palestineze e ripërtërirë, e unifikuar dhr demokratike e udhëhequr nga një brez i ri dhe e ndërtuar rreth një grupi të fuqishëm të qëllimeve politike, do të shumëfishonte atë ndikim në opinionin publik izraelit, SH.B.A. dhe ndërkombëtar.
Komunikimi i një mesazhi politik palestinez, i rrënjosur në parimin e barazisë dhe i mbështetur nga veprimi politik, diplomatik dhe masiv, do të provonte me vendosmëri paqëndrueshmërinë e shtypjes së vazhdueshme të Izraelit ndaj Palestinës.

Këto transformime në shoqërinë dhe politikën palestineze mund të vonohen, ose mund të arrijnë me shpejtësi, ose mund të mos ndodhin fare. Pa to, konfrontimi i ngrirë midis Izraelit dhe Palestinezëve do të vazhdojë të shkrihet, vetëm se shumë më ngadalë. Në çdo rast, tashmë është mëse e qartë se një sistem kolonial i dal mode si ai i Izraelit, bazuar në epërsinë e një grupi etnik dhe në vartësinë e një tjetri, është i papajtueshëm me vlerat e demokracisë dhe barazisë. Megjithëse kontestohen ashpër, këto mbeten vlerat kryesore të shekullit njëzet e një. Një lëvizje kombëtare palestineze në zhvillim, me këto vlera në zemër të saj, mund të ketë vetëm efekte pozitive në nivel lokal dhe global.

|Foreign Affairs /Përgatiti në shqip kumtari.al/

Read Previous

Itali-Spanjë, përballja për herë të 4-të në 4 Europianët e fundit

Read Next

Joe Biden konfuz/ Nxjerr letren nga xhepi per t’iu përgjigjur reporterit.