Jens Stoltenberg reagon për situatën në kurfirin Kosovë – Serbi

Sekretari i përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter për konfliktin e ndezur së fundi midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai thekson se palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos çojnë në përshkallëzim të situatës, por të rikthehen te dialogu midis tyre. Më tej ai shton se për këtë çështje ka folur edhe me Vuçiçin dhe Kurtin.

Kujtojmë se situata në veri të Kosovës është tensionuar pas vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve nga qeveria e Kosovës.

Gjithashtu vlen të theksohet se Kosova thjesht po zbaton një marveshje të nënshkruar me Serbinë, marveshje e negociuar nga ndërkombëtarët.

 

 

 

 

 

Read Previous

EMIGRANTI- “THE IMMIGRANT”, GAZETA QË ANATEMOI FAIK KONICËN

Read Next

Hartëzimi i burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Afganistanit