Intervista te ”Open” në Top Channel, sherri i Bashës dhe Desadës me gazetarët

Mbrëmjen e djeshme kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin ”Open” në Top Channel, dhe mësohet se ka pasur një sherr me gazetarët. Të ndodhur përballë presionit apo dhe fjalëve të Bashës, analistët Robert Rakipllari, Aron Sulo dhe Enton Abilekaj janë përplasur me kreun e PD-së. Ka pasur nervozizëm mes Lulzim Bashës dhe Robert Rakipllarit. Ka rënë në sy që pjesën e tretë Enton Abilekaj nuk e ka pyetur fare Eni Vasili dhe as nuk ka denjuar t’i japë fjalën.

Ka pasur përplasje të forta gjatë pushimit, aq sa Lulzim Basha i ka folur ashpër Robert Rakipllarit duke i kërkuar llogari pse po e pyeste aq keq dhe pse po bënte pyetje të tilla provokative. Sipas CNA.al, në studio ka hyrë duke bërtitur Desada Metaj, këshilltarja për mediat e Lulzim Bashës.

Më pas është dashur ndërhyrja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, që situata të shtensionohej. Pasi Desada mësohet se ka kontaktuar Ben Blushin, për të respektuar marrëveshjen e bërë më parë me kreun e PD-së, i cili do të dilte në studion e emisionit “Open” në Top Channel.

Qartazi tashmë një nga burimet që ndodhej në atë sallë, i tha CNA.al se jo vetëm ishte rakorduar çdo gjë, por Basha u bë nervoz pikërisht për faktin pse nuk po respektohej pakti që ishte bërë më parë me Top Channel. Kjo ka sjellë dhe incidentin, për shkak të pyetjeve që gazetarët filluan t’i bënin të forta dhe Bashën të cilin thuajse e kapën “gafil”, të papërgatitur dhe si gjithmonë me gënjeshtra në majë të gjuhës./CNA

©Kumtari.al

Read Previous

Partizani mund mes polemikash Teutën

Read Next

Varianti i ri i koronavirusit Omicron është një shqetësim, thotë OBSH