Inceneratorët/ Berisha: Kompania e Ramës ka marrë 40 milionë euro pa bërë asnjë punë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë me një deklaratë nga selia blu ku ka akuzuar kryeministrin Rama dhe vartësit e tij.

Sipas Berishës, inceneratorët janë afera e vetme që ndodh në Shqipëri, Evropë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza dhe janë shpallur në kërkim menaxhere dhe pronarë të saj, por vazhdon njësoj sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Nuk ka forcë në këtë vend që mund t’i bëjë gjë. Kështu muaj më parë, skapi i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigande që tejkalon 420 milionë euro njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh anti-ligjore, falsifikime dokumentash, larje parash, tjetërsime pronash. Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet megjithëkëtë kjo ndërmarrje kriminale kjo aferë kriminale, është e vetmja në Shqipëri, Europë dhe në botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla. Pavarësisht se pronarët e inceneratorëve janë shpallur në kërkim, vijon ende financimi i inceneratorëve sikur askush të mos jetë burgosur. Ftoj çdo shqiptar të pyesë si mundet pas të gjitha këtyre akuzave pas shpalljes në kërkim të pesudo pronarëve të kompanive të djegësve, qeveria e Edi Ramës dhe ministria e Financave të disbursojë gjer më sot rreth 100 milionë euro të vazhdoj të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit mbi 6 milionë euro, të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës mbi 6 milionë euro. Të ndërtojë linjën e tensionit të lartë për djegësit e Tiranës me një shumë prej 6 milionë euro. Si ndodhin këto? Kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se është vetë Edi Rama në krye të kësaj afere. Ai në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me entin rregullator që ndalon negociatat e mbyllura”, shprehet ish-kryeministri Berisha.

Berisha ka thënë se kompania e Ramës, Ahmetajt, ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim. Kjo vetëm për faktin se është kompani qeveritare.

“Nëse gjer sot pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punime dhe nuk kanë marrë shumën që u takon, kanë kaluar shumën e qindra milionë eurove, kompania e Ramës, Ahmetajt, ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim. Kjo vetëm për faktin se është kompani qeveritare. Në këto kushte Skapi i partisë po përdoret i instrument për hetime fake për mbulimin e krimit monstruoz. Skapi i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve”, shprehet Berisha.

Read Previous

Brenda marrëdhënies së Mbretëreshës Elizabeth II me Camilla Parker Bowles

Read Next

Dy kryebashkiakë të Ramës injorojnë “Territorialen”