Dy kryebashkiakë të Ramës injorojnë “Territorialen”

Mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale ka vijuar me debate ashtu si javën e kaluar.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe kryeabashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.

Mungesa e tyre ka ndezuar debatet opozitë-mazhorancë.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka thënë se ata nuk vijnë për shkak se janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve, por përfaqësuesit e mazhorancës, Baftjar Zeqaj dhe Anila Denaj, kanë reaguar ashpër.

Debati i plotë:

Dhurata Çupi: Ndër bashkitë e thirrura ishte Durrësi dhe Elbasani, ku janë? Pse nuk vjen Durrësi dhe Elbasani apo se kanë hall se u dalin ato të inceneratorëve. Pse nuk vjen Durrësi dhe Elbasani? Nëse juve jeni bërë pishman që këto dy bashki të vijnë këtu dhe të pyeten është çështja juaj. Ju e keni miratuar në listë që Durrësi dhe Elbasani duhet të vijnë. Thirrini të vijnë.

Baftjar Zeqaj: Nëse doni bashki të tjera, bujrum.

Dhurata Çupi: Ju i keni thirrur, ndër të tjera kanë qenë Durrësi dhe Elbasani, pse nuk vijnë? Ju i keni thirrur.

Baftjar Zeqaj: Mos interpreto gjëra që ne na revoltojnë.

Dhurata Çupi: Ju revolton Durrësi dhe Elbasani.

Baftjar Zeqaj: Ju keni dëshirë të devijoni nga tema. Ne sot erdhëm duke konkluduar, ministria e Brendshme, KLSH dhe bashkitë që doni ju.

Anila Denaj: Pse e keni problem që të vijnë javën tjetër, nesër kemi ministrinë e brendshme dhe nëse na del koha për KLSH-në. Ne nuk e shikojmë të nevojshme përveç faktit që ju doni të bëni debat politik. Që nëse refuzojnë të vijnë, ftojini. Jemi duke përcaktuar vetëm kalendarin.

Dhurata Çupi: Këtu nuk është pazari i Klosit. Kemi një listë të bashkive që do të thërriteshin, nuk thërrasim sipas qejfit. Ata që kanë ardhur i kemi dëgjuar, dy bashkitë që nuk kanë ardhur akoma janë shqetësim i opozitës se përse nuk vijnë. Nëse juve nuk ju duket abuzim me inceneratorët, nuk ju duket e vlefshme që ata të vijnë. Sa për afatin që ata të vijnë në javën tjetër duhet t’i qëndroni korrekt.

Anila Denaj: Deri në datë 30 mund të bëjmë dëgjesa.

Dhurata Çupi: Të martën dhe të mërkurën t’i mbyllim të gjitha dëgjesat. Të mërkurën të vijnë Shkodra, Durrësi dhe Elbasani, më pas t’ua lëmë ekspertëve.

Read Previous

Inceneratorët/ Berisha: Kompania e Ramës ka marrë 40 milionë euro pa bërë asnjë punë

Read Next

Japonia goditet nga tajfuni më i rëndë që ka parë ndonjëherë/Nëntë milionë njerëz do të evakuohen