Ilir Toska bëhet anëtari më i ri i GJK

Gjykata Kushtetuese është tashmë me 8 anëtarë.

Ditën e sotme, u zhvillua mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë e cila zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni zgjodhi me 13 vota, Ilir Toskën.

Toska do të zëvendësojë në detyrë gjyqtarin Gani Dizdari.

Read Previous

Në gusht pati rritje agresive të çmimit të mishit, peshkut, bulmetit dhe zarzavateve

Read Next

Rikthehet vetingu, drejtues e policë në “duart” e Ardi Veliut!