Igli Cara: Përfundim Rindërtimit brenda 2024, ulje të taksave, transparencë

Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka marrë fjalën në takimin elektoral që po zhvillohet në Durrës me praninë kryetarit të PD, Sali Berisha dhe të kryetarit të Pl, Ilir Meta.

Përpara qytetarëve të Durrësit, Igli Cara përmblodhi premtimet bazë të tij si kryebashkiak i ardhshëm i qytetit port.

Cara tha: “Të gjithë biem dakord që zgjedhjet e 14 Majit kanë rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Durrësit dhe të Shqipërisë.  Të gjithë biem dakord që eksodi i viteve 90, shpopullimi i vendit në këto vite të fundit nuk janë e njejta gjë, të gjithë e dimë që fëmijët tanë po ikin dhe duan të ikin. Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor. Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare.

Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie.

Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.  Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim!

Integrimi i zonave të reja urbane  dhe mbulimi me shërbim transporti publik, infrastrukturë.

Do të sigurojmë një menaxhim efiçent të buxhetit, thjeshtëzim të sistemit të taksave lokale, uljen, transparencën dhe efiçensën në mbledhjen e tyre.

Ne së bashku, duke qënë falënderues për bukurinë dhe pozicionin gjeografik të Durrësit, por dhe punën e kreativitetin e të gjithë të angazhuarëve në turizëm, do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë, diversifikuar ofertën turistike, brenduar Durrësin dhe kthyer në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend, se Durrësi jeni ju.

Ne së bashku do të punojmë që mjedisi të jetë një komponent thelbësor i cilësisë së jetës përmes krijimit të një rrjeti korridoresh ekologjike ambientale.

Do t’i japim fokus të veçantë promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Duke besuar se në themel të një shoqërie me vlera është familja, do të dedikojmë një pjesë të burimeve financiare të projekteve të bashkisë ëpr edukimin, kulturën, sportin, do të krijojmë më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë, që nga shkollat, qëndrat shumfunksionale dhe ambientet e rekreacionit në çdo njesi administrative.

Do të ngremë Bordet e Të Urtëve me ekselencën durrsake anembanë botës, qendrat e karrierës dhe të aftësimit të të rinjve.

Do të mbështesim përfundimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” që është në fakt vepër e qeverisë së PD që në 2006 dhe do të kontribuojmë në kthimin e tij në një pol inovacioni në rajon.

Read Previous

Meta: Igli Cara është shpëtimtari i Durrësit, më 14 maj i themi PO ndryshimit

Read Next

‘Veliaj është i lidhur me iranianët’/ Berisha kërkon hetim ndërkombëtar