Humb jetën punonjësi i sigurisë në ambasadën e Malit të Zi në Tiranë

Punonjësi i sigurisë së ambasadës së Malit të Zi në Tiranë, ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Ngjarja është bërë e ditur nga Policia e Tiranës, rreth orës 15:45 të ditës së sotme.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

“1.3 mln euro humbje”, eksperti i energjisë denoncon “skandalin”: KESH po shet energji jashtë bursës

Read Next

Dialogu Serbi-Kosovë/ Senatori amerikan për VOA: Konfliktet në Ballkan ndizen lehtësisht!