“1.3 mln euro humbje”, eksperti i energjisë denoncon “skandalin”: KESH po shet energji jashtë bursës

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç deklaron se sot KESH ka shitur energji me 66€/MWh jashtë Bursës Alpex, ndërkohë që çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 1.3 milionë eurosh.

Duleviç e cilëson një skandal dhe thekson se drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar.

POSTIMI I PLOTË
⚠️Skandal❗

KESH sapo ka shitur 67200 MWh me një çmim rreth 66€/MWh jashtë Bursës Alpex ku ka arkëtuar rreth 4.5 mln Euro.
Ndërkohë çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.
Nëse Kesh do shiste në bursen Alpex do Arkëtonte rreth 5.8 mln Euro thënë më thjeshtë ka humbur 1.3 mln euro!
❌Sot drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen si të paaftë dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar❗
Ps.Për reference keni dhe çmimet e energjisë për datën 19 Maj në bursën Austriake dhe atë Hungareze.

Read Previous

Lefter Maliqi kallëzim në SPAK për zgjedhjet

Read Next

Humb jetën punonjësi i sigurisë në ambasadën e Malit të Zi në Tiranë