Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar ditën e sotme në Kosovë.

Ai ka lënë qelinë për disa orë në Hagë dhe ka udhëtuar drejt Kosovës për arsye familjare.

Konkretisht raportohet se gjendja shëndetësore e nënës së ish-Presidentit nuk është e mirë.

Mediat vendase kanë publikuar disa pamje nga fshati Burojë ku është shtëpia e prindërve të Thaçit. Pranë saj janë parë forca të shumta të sigurisë.

Hashim Thaçi lë qelinë në Hagë/ Shkon në

Hashim Thaçit i është lejuar të takojë prindërit e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa është bllokuar komunikimi digjital, pasi është ndërprerë rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Kujtojmë se Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, pasi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, së bashku me ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin, ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin dhe ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Read Previous

Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal, disa të plagosur

Read Next

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë