Hartuesi i programit të Këlliçit: Transporti publik falas dhe cilësor, edhe qytetarët do dalin pa makina

Në një intervistë për Ora News, hartuesi i programit ekonomik për Belind Këlliçin, eksperti i ekonomisë Klodian Muço u shpreh se në 8 vitet e fundit janë arkëtuar në bashkinë e Tiranës 400 milionë euro nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Ai tha se këto para nuk dihet ku shkojnë duke shtuar se rrugët në Tiranë nuk mund të zgjerohet edhe pse trafiku ka ardhur duke u shtuar.

Muço: Në 8 vitet e fundit janë arkëtuar në bashkinë e Tiranës 400 milionë euro nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Vetëm 2.5% e buxhetit të bashkisë kanë shkuar në investime, ndërsa pjesa tjetër shkon në drejtim të paditur. 60% shkon për shpenzime administrative për paga. Sot gjendemi në një Tiranë ku ndërtimet e reja po dendësohen drejt qendrës dhe rrugët nuk mund të zgjerohen. Tirana është më e ndotura në Evropë dhe çdo qytetar harxhon shumë kohë në trafik. Është një qytet i pabanueshëm.

Le të ofrojmë një transport cilësor dhe falas. Kështu qytetarët do të lënë makinat dhe do të marrin urbanin. Tirana do të jetë me pastër dhe do të kursehen para nga qytetarët e Tiranës. kjo  do të zgjidhet me biletë elektronike. Problemi është se si do të financohet. A ka mundësi që ta financojë bashkia. Janë 16 operatorë të transportit publik dhe mbi 300 autobusë. Duhet që kjo flotë të shtohet dhe të rinovohet. Mesatarja e autobusëve që operojnë është mbi 9 vite, prandaj duhet rinovim. Sot transporti publik kushton 18 milionë euro, ndërsa 1.8 milionë euro jepen për abonetë.

Read Previous

Të shtëna në një bankë në SHBA, të paktën 5 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Read Next

Merr flakë urbani i linjës së Institutit në Tiranë