Gratë në Shqipëri janë më të kualifikuara, por paguhen më pak se burrat!

Edhe pse gratë janë më të kualifikuara se burrat, sipas të dhënave të INSTAT-it, në një raport diplomimi 64% me 34% , sërish burrat paguhen më shumë për të njëjtin pozicion pune.

“Hendeku vihet re sidomos në pozicionet drejtuese, pavarësisht se eksperiencat janë thuajse e njëjta, burrat paguhen më shumë se gratë. Për shkak edhe të një disavantazhi, kur vendos për të sjell në jetë një fëmijë, femrat shkëputen nga puna, dhe ky konsiderohet një minus për zhvillimin e tyre në karrierë”, tha Eranda Ymerali- eksperte punësimi.

Megjithatë, në pesë vitet e fundit, ekspertët e punësimit vlerësojnë se pabarazia gjinore është në zbehje dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm në të ardhurat familjare. Megjithatë, ende vihen re dy grupime shoqërore.

“Po ti referohemi zonave urbane të Shqipërisë ky hendek thuajse nuk ekziston. Ndërkohë në zonat rurale vazhdon ideja që burrat meritojnë të paguhen më shumë. Për shembull sektori i ndërtimit paguan, por 99% e të punësuarve janë burra, ndërsa fasoneritë që punësojnë kryesisht gra, i paguajnë në nivelin minimal”, u shpreh ekspertja.

Rrënjët e mendësisë që burrat meritojnë të paguhen më shumë, e si pasojë gratë nuk fitojnë mjaftueshëm ende nuk janë shkulur tërësisht, por përparimi i shoqërisë shqiptare vihet re.

Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e grave në parlament, si dhe shembujt pozitiv të grave të suksesshme në sipërmarrje./TCH/

Read Previous

Kalaja rendit arsyet pse duhet të votohet Këlliçi

Read Next

Moti i keq/ Vlorë, kroçera me turistë nuk ankorohet në port