Kalaja rendit arsyet pse duhet të votohet Këlliçi

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike Adriana Kalaja ka renditur disa nga arsyet pse Belind Këlliçi duhet të fitojë në garën e zgjdhjeve të 14 majit.

Kalaja në një dalje të saj për mediat theksoi se Belind Këlliçi ka një program të qartë dhe mbi të gjitha është një program i realizueshëm dhe i prekshëm.

Më tej ajo theksoi se Këlliçi gjatë gjithë karrierës së tij politike ka qenë korrekt me ligjin, me votuesit dhe i tillë do të jetë edhe pas 14 majit me pronën dhe paratë publike ku do t’i përgjigjet qytetarëve.

Ka një diferencë shumë të madhe me kryetarin që është sot në detyrë, por që e dimë të gjithë që është ilegjitim aty. Së pari, që për mua është tipari kryesor, që Belind Këlliçi ka një karrierë shumë të pastër politike deri në ditën kur pranoi të futej në garën e primareve  si gara më e mirë në demokracinë e tyre të 32 viteve por sidomos në demokracinë e brendshme të një partie, të një force politike. Në këtë kuptim, fakti që Belind Këlliçi  është kandidat idalë nga një proces  si primaret, unë mendoj që ka një favor shumë të madh. Pra, e kanë zgjedhur anëtarët  e Partisë Demokratike, e kanë zgjedhur një pjesë tjetër e qytetarëve të Tiranës që ne i kemi emërtuar me cilësimit simpantizantë, por është edhe një pjesë tjetër e zonës gri e cila duke pasur një pakënaqësi të madhe në këto 8-të vite, duke pasur të njëjtat probleme, si ai që aderon në një parti, si ai që beson në një parti tek Belind Këlliçi shikojnë një kandidat, një kryetar partie i cili jo vetëm që ka një program të prekshëm , të relizueshëm por mbi të gjitha nuk ka asnjë akuzë mbi vete. Pra, gjatë gjithë karrierës së tij të të bërit politikë ka qënë korrekt më ligjin, ka qënë korrekt me votuesit, korrekt me atë çka shohim ne sot që shpërdorohet më shumë, me pronën dhe paratë publike. Në këtë kuadër unë mendoj që vota për B”, shperhet ajo.

Read Previous

Si u betonizua toka bujqësore në Shqipëri, institucionet nuk kanë të dhëna

Read Next

Gratë në Shqipëri janë më të kualifikuara, por paguhen më pak se burrat!