Gjendet i vdekur në një hotel zyrtari i lartë ushtarak në Tajvan

Nënkryetari i njësisë së kërkimit dhe zhvillimit në ministrinë e Mbrojtjes u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes në një dhomë hoteli.

Dyshohet se ai ka pësuar një atak në zemër, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve zyrtare.

Ou Yang Li-hsing  nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake, vdiq  në një dhomë hoteli në Tajvanin jugor, njoftoi agjencia.

Autoritetet thanë se 57-vjeçari vdiq nga një atak në zemër dhe se nuk u gjetën shenja dhune në dhomën e hotelit.

Zyrtari ishte në një udhëtim pune në qarkun jugor të Pingtung, sipas agjencisë.

Ou Yang u emërua nënkryetar i institutit në fillim të këtij viti për të mbikëqyrur një sërë programesh të ndërtimit të raketave, raporton abcnews.al.

Qeveria e Tajvanit po përpiqet të rrisë prodhimin e raketave përballë kërcënimit të një pushtimi nga Pekini, e cili e konsideron territorin kinez.

Kina ka zhvilluar stërvitje intensive ushtarake rreth Tajvanit që nga e enjtja, në shenjë hakmarrjeje për një vizitë në ishull në fillim të kësaj jave nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Siç u bë e ditur, raketat balistike të lëshuara nga Kina të enjten në kuAdër të stërvitjeve kaluan mbi ishull.

Read Previous

Fier/Gjendet një person i pajetë në rrugë

Read Next

Aksident tragjik në Kroaci/ Autobuzi del nga rruga, 12 të vdekur dhe 34 të plagosur