Gazetarja e thotë hapur: Spartak Ngjela më bezdis

Gazetarja Nisida Tufa zbulon arsyen se pse nuk preferon që të dalë në intervista televizive. Ajo tha për emisionin “Arnautistan” se kjo është ndër të rrallat intervista që del.

“Kam zgjedhur që të afrohem profesionalisht me publikun. Ditën që do shkoj pa dëshirë në punë do jetë fundi, shkoj akoma me dëshirë në punë”, tha Tufa.

Ndër të tjera rrëfeu se në karrierën e saj ka pasur intervista të mira, por dhe të çuditshme, madje nuk ngurroi të ndajë edhe emrin e të ftuarit që e bezdis.

“E them hapur avokat Ngjela, më bezdis. Ka mendime shumë të mira, shumë të vlefshme, e ftoj edhe pse mendoj se ka mbireagime dhe flet më shumë se ç’duhet dhe ç’di. Më vë në pozitë nga metodologjia si flet.

Sa vjen në studio pyet ‘a je përgatitur mirë’. Por unë nuk jam në stadin për të më pyetur, e ka me gazetarët në përgjithësi, ose s’e ka me asnjë… Ia kam thënë dhe personalisht që më bezdis”, tha gazetarja.

Read Previous

Vendoset çmimi i ri për naftën, benzinën dhe gazin

Read Next

Sot u mbajtën zgjedhjet për 14 degë të PD