Sot u mbajtën zgjedhjet për 14 degë të PD

Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën këtë të shtunë në 14 degë të tjera, përfshirë Durrësin dhe disa degë të kryeqytetit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe është mbyllur në orën 17:00. Përjashtim bën Kurbini ku votimi vazhdon ende për shkak të fluksit të zgjedhësve që kanë qenë në radhës dhe pas orarit zyrtar të përcaktuar nga Rithemelimi.

Procesi i numërimit të fletëve të votimit është mbyllur në dy degë të PD-së.

Në Poliçan, kryetar i PD u shpall Behar Xhaferraj me 69% të votave. Ai garoi përball Mirela Zylyftarit.

Në Kolonjë, Viktor Duro fitoi përballë kandidatin Esmeraldo Kasolli me 61% të votave.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Read Previous

Gazetarja e thotë hapur: Spartak Ngjela më bezdis

Read Next

Ironia/ Lajmi dje dhe sot…