Flet truproja e ish kryeministrit Berisha: Në drejtimin tonë erdhi një makinë në kundravajtje me shpejtësi tej normave

Pas aksidentit të ndodhur mbrëmë në autostradën Milot-Mamurras, ku u përfshi edhe makina e eskortës së ish kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar truproja i këtij të fundit.

Në drejtimin tonë erdhi një makinë në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, shkruan truproja.

Aftësia e shoferit të makinës së z.Berisha bëri të mundur shmangien e përplasjes, shtoi ai.

“Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.

Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.

E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po i jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha”, shkruan truproja Ervis Tusha.

Read Previous

Zbulohet një mozaik i rrallë romak në Mbretërinë e Bashkuar, i groposur poshtë arës së një fermeri

Read Next

LSDM nuk e ‘lut’ Zaevin, pranon dorëheqjen e tij