Zbulohet një mozaik i rrallë romak në Mbretërinë e Bashkuar, i groposur poshtë arës së një fermeri

Është zbuluar mozaiku i parë romak i këtij lloji në Britaninë e Madhe. Zbulimi fillestar i mozaikut të rrallë u bë  nga Jim Irvine, djali i pronarit të tokës, Brian Naylor, gjatë bllokimit të vitit 2020 prej pandemisë Covid.

Mozaiku përshkruan skena nga “Iliada” e Homerit dhe një pjesë e historisë së heroit grek Akilit. Së bashku me mozaikun, shtrihet një kompleks vilash përreth.

John Thomas, zëvendësdrejtor i Shërbimeve Arkeologjike të Universitetit të Leicesterit dhe menaxher i projektit për gërmimet, e quajti atë “zbulimin më emocionues të mozaikut romak në MB në shekullin e kaluar”, sipas The Guardian.

©Kumtari.al

Read Previous

“Foie Gras”, ky ushqim pasanikësh që mbart në vetvete shumë polemika

Read Next

Flet truproja e ish kryeministrit Berisha: Në drejtimin tonë erdhi një makinë në kundravajtje me shpejtësi tej normave