Fillon procesi i numërimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Procesi i numërimit të votave do të zhvillohet në selinë PD. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve dhe atz morën pjesë 1425 delegatë.

Kuvendi i Partisë Demokratike miratoi ndryshimet statutore. Ajo që u vulos ishte edhe shkarkimi nga detyra i kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Data për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së u caktua 22 maji.

Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:
1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD

Read Previous

Rritja e çmimeve vështirëson jetesën e personave me aftësi të kufizuara

Read Next

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një person