Fermerët hedhin qershitë për shkak mungesës së tregut, Rama “këmbëkryq” në Dibër: Do e bëjmë qytetin e parë të agropërpunimit

Kryeministri,Edi Rama i shoqëuar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në disa prej tokave në Dibër të mbjella kryesisht me qershi.

Pavarësisht se fermerët këtë vit për shkak të mbiprodhimit, janë detyruar të çojnë dëm sasi të mëdha të qershive, Rama u shpreh se duhej të rritje akoma prodhimi edhe i frutave të tjera.

Mes të tjerash, i ulur këmbëkryq duke shijuar disa kokrra qershi, ai tha se Dibra do të bëhej rrethi i parë i agropërpunimit bujqësor.

Rama shtoi se me rrugën e Arbrit, Dibra do të futen në tregun e Tiranës, ku do të shiten produktet e fermerëve.

Në fund kryeministri Rama i ka bërë edhe një dhuratë njërit prej të pranishmëve, një karficë me shqiponjë të bërë vetë nga kryeministri.

Rama: Do të fal këtë. Shqiponja me falmurin tonë. Kur të kesh kostum vendose.

 

Read Previous

Berisha takon shefin e OBSH-së Tedros Adhanom në Baku

Read Next

Shaktoi përmbysjen e zetorit që i mori jetën drejtuesit, arrestohet 37 vjeçari