Familja Mbretërore mospërfill Kim Kardashian, nuk pranon ftesën e saj për të marrë pjesë në festimet e Jubileut

Ajo mund të konsiderohet si ‘mbretëresha e të famshmëve’, por ëndrra e Kim Kardashian për t’iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut të Platinumit në Britaninë e Madhe ka mbetur në sirtar.

 

Pavarësisht përpjekjeve të saj të mëdha, zyrtarët në ‘Pallatin Buckingham’ e kanë refuzuar kërkesën e saj për të marrë pjesë në festën e Platinumit në Pallat të shtunën. Përfaqësuesit  41-vjeçares e cila mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e saj Pete Davidson këtë javë, kërkuan bileta por Pallati refuzoi çiftin amerikan, siç bënë publicistët në BBC, që do të transmetojë shfaqjen.

Kim ishte aq e vendosur për të marrë pjesë, sa një burim i tha ‘Daily Mail’ se ajo po përpiqet të blejë bileta me mjete të tjera – madje ka thënë se nuk e shqetëson nëse biletat nuk janë ‘VIP’. “Kim rrallë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë.”– shkruan ‘Daily Mail’.

Nuk është e qartë nëse festimet e Jubileut ishin arsyeja e vetme e udhëtimit të çiftit në Londër. Artistë si Queen, Diana Ross dhe Nile Rodgers do të performojnë në këtë ngjarje, ndërsa Sir David Attenborough dhe David Beckham do të marrin pjesë. Rreth 10,000 bileta u ndanë përmes një votimi publik dhe 7,500 u janë dhënë punonjësve kryesorë, atyre në Forcat e Armatosura, vullnetarëve dhe bamirësive. Anëtarët e Familjes Mbretërore pritet të marrin pjesë në emër të Mbretëreshës, e cila nuk do marrë pjesë por do të shikojë në TV nga Kështjella Windsor.

Gjatë këtyre ditëve që kanë qëndruar në Britani Kim dhe Pete shkuan për të blerë bizhuteri në ‘Mayfair’ të Londrës. Çifti gjithashtu shijoi një natë romantike në River Café në Londër./Panorama

Read Previous

Pse puthja e një fëmije në buzë është një gjest i gabuar!

Read Next

Taulant Balla tregon se kur do të shkojë emri i Presidentit në Kuvend