Në vitin e ardhshëm shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë, nuk do të kenë nevojë që pushimet e verës t’i kalojnë duke fshirë librat që i kanë marrë të vjetra nga brezi i kaluar. Kjo sepse me vendim qeverie, klasa e 1-3 do t’i marrë libra të reja, falas dhe nuk do të jetë e nevojshme për t’i dorëzuar. Një vendim i tillë, ka sqaruar ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ardhur si reflektim pas kërkesës së prindërve.
Ndërkohë, klasat e tjera, pra nga klasa e katërt në të nëntën, librat do të jenë falas, por do të kalohen brez pas brezi për 3 vite. Kjo, sipas ministres, është parë si një mënyrë për të ndërgjegjësuar nxënësit që duhet të jenë “miq me librin”.
“Unë dua ta theksoj që arsyeja pse ne kemi vendosur që për klasat e tjera të vazhdojnë që tekstet të jenë në përdorim falas, dhe të trashëgohen nga një brez në tjetrin, është edhe për t’i edukuar nxënësit që ta mirëmbajnë librin, të jenë miq për librin, të kujdesen, të kursejnë sepse është një vlerë që i shërben atyre edhe për jetën e tyre të përditshme, ta kenë si edukatë, ta kenë në kulturën e tyre”, vijoi Kushi.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka kërkuar një buxhet shtesë për 45 milionë lekësh, me qëllim për të përmbushur detyrimin ligjor për t’i shpërblyer sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave këta sportistë elitar.