Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë: Na kanë mashtruar për gradat dhe pagat

Një tjetër kategori në vend do të ngrihet në protestë. Bëhet fjalë për efektivët e RENEA-s. Ata kanë paralajmëruar se do të protestojnë pasi ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga e se do të marrin grada.

Efektivët paralajmërojnë se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme.

“Na kanë mashtruar me gradat dhe pagat. Do të protestojmë para Ministrisë së Brendshme, na bashkohet ‘Sindikata’.

Na kanë barazuar me kursantët e Akademisë. Jemi mashtruar, po na trajtojnë si student akademie”– thonë ata për mediat.

Read Previous

Pas ndërhyrjes së palës greke, pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të Belerit

Read Next

Berisha: Rama bëri “masakër” elektorale, mbi 200 mijë qytetarëve iu transferuar qendra e votimit