Berisha: Rama bëri “masakër” elektorale, mbi 200 mijë qytetarëve iu transferuar qendra e votimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi të sulmojë kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se me mekanizmat e qeverisë manipuloi votën e qytetarëve.

Berisha e cilësoi 14 majin si një “farsë të madhe elektorale”, ndërsa denoncoi se mbi 200 mijë qytetarëve iu ishte transferuar qendra e votimit dhe për pasojë kjo solli pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.

Berisha denoncoi se në këto zgjedhje u rikthye nga pushteti loja me listat e votimit, ku sipas tij mbi 200 mijë qytetarëve iu ishte transferuar qendra e votimit, pa u pyetur.

“Farsa elektorale, e majit të 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione. Ajo është denoncuar nga mediat shqiptare, ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare. Por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e përmasave të tmerrshme, saqë rrëzoi euron, monedhën më të rëndësishme në nivelet që s’i kishte përjetuar më parë. Ky është tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës. Por farsa elektorale e majit të 2013 (2023) gërshetoi në mënyrë më të shpëtuar dy stile, stilin e narko-shtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin dhe ndryshimin e rezultatit. Në këto zgjedhje, u rikthye me të gjithë pasojat dhe shëmtinë e tij loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit. PD e denoncoi aktin kriminal të Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Cuçi, që ndryshoi qendrat e votimit të 1mln 300 mijë nxënësve. PD e denoncoi këtë akt si përpjekje brutale. Dita e votimit, ishte dita e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, ku qendrat e votimit ishin transferuar në qytete të tjera, pa asnjë paralajmërim. KQZ tha se nuk votuan dot 180 mijë shqiptarë”, tha Berisha.

Read Previous

Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë: Na kanë mashtruar për gradat dhe pagat

Read Next

Berisha: Brava dhe Alibasha janë përjashtuar përfundimisht nga PD, sot Rama i shpërbleu me 220 mijë euro