E rëndë/ Një person theret me thikë në mes të Prishtinës

Para pak minutash një person është therur me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Personi që duket i moshës së re ka ngelur i shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Gazeta Online Reporteri.net, ka siguruar foto, ku janë mbledhur shumë njerëz për ta ndihmuar.

Prezent shihet të jenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që bashkë me qytetarët e pranishëm po përkujdesen për t’i dhënë ndihmë, derisa të vijë ndihma e shpejtë.

Dëshmitari që i ka dërguar foton Gazetës Online Reporteri.net, ka bërë të ditur se dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Për momentin qyetetarët janë duke i dhënë ndihmën e parë, ndërkaq ambulanca është vonuar shumë.

Lajm në zhvillim…

Read Previous

Ikën Zaev, Dimitar Kovaçevskit mandatohet si kryeministër Maqedonisë së Veriut

Read Next

Ngjarje të mëdha që ndodhën gjatë 2021 përmes fotove