Durrsakët thonë se ka mbushur trastat dhe ia la Durrësin Dakos

Nga Mirela Celo Jorgo

Nëse po artikulohet në ca media online se ” lufta” midis Evi Kokalari dhe Grida Duma është luftë posedimi në PD duke argumentuar dhe dhënë fakte qesharake se Grida ështē grua e pashme , e artikuluar, pedagoge dhe vdesin militante e PD të bëjnë foto me tē si grua sexi , atëherë e paraqesin gruan në politikë si mish për t ‘ u shitur.
Evi Kokalari është po aq e pashme dhe e zgjuar sa gjithë gratë e PD , me një formim për tu patur zili
Zj. Duma , në futjen e saj nē politikë i ka mëshuar shitjes së saj nëpermjet pamjes.
Nëpër studio televizive ka shitur propagandën e partisë , nuk ka dhënë zgjidhje asnjēherë për situatën ku ndodhet e djathta apo vendi.
As zgjidhje për simpatizantët e saj .
Nuk ka fituar nëpërmjet meritokracisë brenda partisë.
Ka humbur në të gjitha zonat ku ka qenë kandidate. Madje dhe në Durrës përballë Vangjush Dakos.
Nuk ka reaguar kurrë për betonizimin e Durrësit , për Velierën , për Teatrin Kombëtar.
Kurrë nuk e pashë të fliste qoftë dhe njëherë tek sheshi i teatrit dhe kjo për mua është zhgënjyese.
Në Durrës thonë se votat e saj , në zgjedhjet vendore të 2015 , përballë Dakos janë shitur .
Çmimi ka qënë goxha i mirë për të sepse ka shlyer borxhet e pallatit që ajo ka ndërtuar në Durrës ,
në hekur e materiale ndërtimi.
Pra , durrsakët thonë se ka mbushur trastat dhe ia la Durrësin Dakos.
Ajo në rregull ishte.
Si znj. Duma janë pjesa tjetër e kupolës së grave të PD të cilat u katapultuan në parti.
Do të doja një garë mes grave në politikë për aftesitë e tyre politike, me naxhuese, frutdhënëse dhe mirëbesuese të elektoratit të djathtë
dhe jo garë se kush është më seksi.
Kjo është e ulët dhe fyese pasi vetë figura të tilla si znj. Duma e kanë shitur veten ( me qëllim apo pa qëllim) ,
për pamjen dhe jo brendinë.
Sigurisht që bukuria të ndihmon në çdo aspekt të jetës , por shumëzohet me 0 kur ska dinjitetin brenda. Kaq
/Marrë nga Facebook-u i autores/ kumtari.al/
https://www.facebook.com/100070240800808/posts/138112585206768/?d=n

Read Previous

Louis Armstrong

Read Next

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Zbulimi i hershëm shpëton jetë!