Droni do të shpëtoj qentë e bllokuar nga vullkani spanjoll

Një operator spanjoll i dronëve mori të martën lejen për të shpëtuar tre qen të bllokuar pranë një vullkani në Ishujt Kanarie, duke i kapur me një rrjet të telekomanduar dhe duke i ngritur lartë mbi llavën që vazhdonte të rridhte, transmeton reuters.
 
Tre qentë janë bllokuar për javë të tëra në një oborr të braktisur të mbuluar me hirin vullkanik në ishullin La Palma.
 
Ata janë ushqyer nga dronët duke hedhur pako ushqimi, por deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje t’i shpëtojë ata. Helikopterët ndalohen të fluturojnë në zonë për shkak të gazit të nxehtë që mund të dëmtojë motorët e tyre.
 
Pasi vlerësuan misionin e propozuar të shpëtimit, autoritetet e urgjencës thanë në një deklaratë se kishin vendosur ta lejonin atë.
Çdo gjë do të varet nga mënyra se si qentë do t’i përgjigjen makinerisë.
kumtari.al

Read Previous

Kate rrezaton me veshjen e saj në ngjarjen e bamirësisë

Read Next

KE: Ballkani Perëndimor me pak përparim në rrugën drejt BE-së