Drama “Kapterr Behari” në skenën e teatrit Metropol

“Kapterr Behari” ka hapur mbrëmë Teatrin Metropol të Tiranës në orën 19:00. Ky është produksioni më i ri për këtë sezon dhe merret me Shqipërinë e viteve ’70-’80, pra në epokën e komunizmit, një epokë e parë nga sytë e kapterr Beharit.

Drama paraqet mënyrën e fabrikimit të jetëve paralele, të fshehta, të krijuara te njerëzit e diktaturës. Teksti dhe regjia janë realizuar nga Stefan Capaliku, ndërsa aktorët që do të interpretojnë përfshijnë Ervin Bejlerin, Naum Shundin dhe Enisa Hysan.

Privilegjin për të vdekur e kanë vetëm ata që kanë jetuar, unë do të ngordh!”, shkruhet ndër të tjera në posterin e publikuar në faqen zyrtare të teatrit në Instagram.

kapterr behari (2)

Kapterr Behari, përgjegjës për mbarëvajten e agjitpropit në burgun e Burrelit i lexon çdo ditë me altoparlant të burgosurve politikë librat e Enver Hoxhës dhe gazetat e ditës. Ndërkaq Pjetri, një i burgosur veteran, i dënuar me 25 vjet burg, ngarkohet herë pas here nga komandanti i burgut të përkthejë materiale top sekret për llogari të Komitetit Qendror të Partisë.

Për të bërë këtë punë atij i lirohet njëra nga tre qelitë e burgut. I vihet në dispozicion një makinë shkrimi dhe një tufë me letra. Liza, banakieria e klubit të qendrës së qytetit, e pamartuar dhe në sytë e të gjithë meshkujve të qytetit, moleston seksualisht kapterr Beharin. Kurioz se çfarë është duke përkthyer Pjetri, kapterr Behari, bie në grackën e subjektit romantik të shënimeve të konsullit britanik në Tiranë.

Prej asaj kohe toger Behari nis ta përjetojë me mish e me shpirt historinë librore dhe në të njëjtën kohë fillon një jetë paralele, duke u përpjekur që personazhin femëror të shënimeve të konsullit ta projektojë te figura e Lizës.

Read Previous

Robert Aliaj Dragot: Po jetojmë një epokë ku LGBT po i imponohet shumicës absolute

Read Next

Ardi Veliu mbaron punë me edukimin e fëmijëve brenda muajit, rikthehet në post zv/ministri