Digjet makina në autostradën Tiranë – Durrës

Një makinë ka marrë flakë sot në mëngjes në autostradën Tiranë – Durrës.

Si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale e fatmirësisht jo në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Me datë 19.07.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read Previous

Drejtësia e cunguar është drejtësi e mohuar

Read Next

Meta përkujton Giovanni Falconen: Do të mbahet mend jo vetëm për lidershipin, por edhe për qetësinë e tij Jul 19, 2022 | 10:38