Meta përkujton Giovanni Falconen: Do të mbahet mend jo vetëm për lidershipin, por edhe për qetësinë e tij Jul 19, 2022 | 10:38

Në 30-vjetorin e vrasjes së gjyqtarit italian Paolo Borsellino, Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar dhe Giovanni Falconen, i cili po ashtu mbeti i vrarë nga mafia italiane.

Përmes një postimi Meta shkruan se Falcone do të kujtohet jo vetëm për lidershipin por edhe për qetësinë e tij.

“Sot bashkë me Paolo Borsellinon kujtohet edhe Giovanni Falcone, jo vetëm për lidershipin, por edhe qartësinë e tij”, shkruan Meta në facebook.

Kreu i shteti më herët përkujtoi dhe gjytarin Paolo Borsellino në 30-vjetorin e ekzekutimit, ku përcolli mesazhin se sakrifica e tij është frymëzim për të dërrmuar mafian në çdo nivel.

“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!” (Paolo Borsellino)

Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.

Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek Drejtësia!

Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë”, shkroi meta në facebook.

Read Previous

Digjet makina në autostradën Tiranë – Durrës

Read Next

Çelja e negociatave, CDU e prerë: Asnjë lëshim për kriteret, për Shqipërinë Gjermania ka vendosur kritere të qarta e ato s’janë përmbushur