CR7 “tallet” me Chiellinin dhe Bonuccin

Ikja e Ronaldos në Manchester United ka sjellë edhe reagimet e Bonuccit dhe Chiellinit.

Por Ronaldo e ka një përgjigje për të dy, madje i cilëson si nxënës të “këqij” të klasës.

“Unë kam fituar gjithçka në futboll. Mendoni se do të shqetësohem për gjërat negative që njerëzit thonë për mua? Unë jam në një ekip futbolli që ta bëj të fitojë ndeshjet dhe të shënoj gola.”, ka thënë ai.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci tha se prezenca e Ronaldos në ekipin e Juventusit e ka ulur shpirtin garues.

Ronaldo thotë: “Unë tani jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka në karrierë. Nuk shqetësohem aspak për ato që të tjerët thonë. E bëj gjumin mjaft mirë. Shkoj në shtrat me ndërgjegjen e pastër.”.

Ylli portugez ka thënë se gojët e liga i mbyll në fushë.

“Shoh vetëm përpara dhe jam i bindur që do të mbyll shumë gojë të liga në të ardhmen. Kritikat janë pjesë e lojës, por nuk më interesojnë. Po ju jap një shembull. Në një klasë ka nxënës të mirë dhe të këqij”.

“Nëse e pyet nxënësin e keq: A të pëlqen nxënësi më i mirë, ai do të thotë jo. Kështu e ka edhe futbolli”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Read Previous

Rinia spanjolle në krizë të thellë

Read Next

A e ‘trimëron’ Lulin, Kryesia 38 anëtarëshe?