Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Si ti kuptojmë deklaratat e Bashës se ka 95-97% të PD pas vetes?
Kur ndërkohë baza e partisë është dukshëm kundër tij.
Çfarë e “trimëron” Lulin?
Ai nuk është “budalla”, por ai kur bën deklarata të tilla, ka parasysh kryesinë prej 38 anëtarësh të partisë, kryesi të cilën, 23 anëtarë ia ka emëruar vetë dhe vetëm 15 kanë zgjedhur demokratët.
Lulzim Basha e ka të paramenduar përjashtimin e Berishës dhe çdo kundërshtari të mundshëm nga partia apo organet e partisë.
Në zgjedhjet e fundit brendapartiake të Bashës, të vetmet zgjedhje që ai rezulton fitues në jetën e tij politike, ai ka bërë një kryesi me 38 anëtarë.
15 të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë dhe pjesën tjetër i ka emëruar vetë duke shtuar poste nënkryetarësh e sekretariate partie pa fund.
Pse ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur pasi 15 anëtarët e zgjedhur të kryesisë nuk kanë qenë të gjithë besnikë të Bashës, pra Basha me një kryesi të votuar nga baza e partisë nuk ndihej kurrë i sigurtë si pronar i partisë, ashtu siç ia do puna atij.
Nisur nga kjo, ai ka shtuar vetë poste të kota në parti me qëllim krijimin e një kryesie pro tij, për raste kur do t’i rrezikohej posti.
Fakti që Basha apo mbështetësit e tij në parti shfaqin një farë sigurie në publik, kur thonë se, Berisha nuk ka çfarë na bën, qëndron pikërisht te kryesia. Pasi sipas tyre ka një nen në statutin e partisë i cili mund të sjellë vonesa ose mos njohje të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa miratimin e kryesisë së partisë.
Kjo është ndoshta pika ku Basha dhe mbështetësit e tij fitojnë pak siguri përballë euforisë së foltoreve të ish-liderit historik të partisë, Sali Berisha, në bazën e partisë.
Nga ku duket qartë se afërsisht 80% e bazës kërkon largimin e Bashës nga partia.
Ditët në vazhdim beteja do të bëhet më e fortë e më interesante. Dhe ne do të shohim se sa do të jetë i aftë Basha të mbrojë karriken e tij në krye të partisë.
Më poshtë kryesia e plotë e Partisë Demokratike të Shqipërisë. https://pd.al/kryesia/
Anëtarë të emëruar:
Lulzim Basha
Gazment Bardhi
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
Edi Paloka
Flutura Açka
Jemin Gjana
Ervin Minarolli
Arta Sakja
Belind Këlliçi
Ledina Mandia
Flamur Hoxha
Jonila Godole
Ivi Kaso
Greta Bardeli
Taulant Zeneli
Orjela Nebiaj
Endri Hasa
Albana Vokshi
Arben Kashahu
Ina Zhupa
Anëtarë të zgjedhur:
Agron Gjekmarkaj
Aldo Bumci
Dhurata Tyli (Çupi)
Ervin Salianji
Fitim Zekthi
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Juela Hamati
Kreshnik Çollaku
Lindita Metaliaj
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Tomor Alizoti
Kryesi në të cilën dukshëm mazhorancën e përbëjnë njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me Partinë Demokratike, por janë aty vetëm për faktin se janë servilë dhe ushtarë të pronarit Basha.
/kumtari.al/