COVID/ 427 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus nga 937 testime të kryera. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 789 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë 9,201 raste aktiv me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë.

Statistika (18 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         427
Të shëruar në 24 orë        789
Të shtruar në spitale          34
Humbje jete në 24 orë         1
Testime ditore                  937
Testime totale               1,885,330
Raste pozitive                  296,732
Raste të shëruara              284,013
Raste Aktive                        9,201
Humbje jete                         3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          5,591
Durrës   742
Fier   728
Shkodër   432
Vlorë       429
Berat   315
Elbasan   284
Gjirokastër   213
Lezhë     179
Korçë       134
Dibër         95
Kukës         59

Read Previous

Atentati në Fushë-Krujë/ Artan Hoxha: Është tentuar të goditet një më i madh se Brilant Martinaj!

Read Next

Lufta në Ukrainë/ AFP: Evropa përballë një recensioni të madh