COVID-19 në vendin tonë / Nëntë jetë të humbura dhe 217 raste të reja

Në përditësimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 qytetarë dhe janë shënuar 217 raste të reja.

Njoftimi Ministrisë

Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki:

143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.

Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2021) 

Raste të reja ditore        217
Të shëruar në 24 orë      202
Të shtruar në spitale       153
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2522

Testime totale              1,261,888
Raste pozitive                178,188
Raste të shëruara            169,085
Raste Aktive                     6,274
Humbje jete                      2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3078
Durrës            710
Fier                 698
Shkodër         486
Elbasan          231
Berat              194
Gjirokastër      191
Lezhë             188
Kukës             159
Korçë              143
Vlorë               114
Dibër               82

Read Previous

Colin Powell, sekretari i parë shtetëror me ngjyrë në historinë e SHBA, vdes nga COVID

Read Next

Merkeli tek Erdogani – vetëm një mik i vërtetë është i sinqertë