Covid-19 në vend/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  1280 testime dhe kanë rezultuar positive 55 qytetarë, dhe asnjë humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:18 në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh.
Janë 290 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Mbyllen baret dhe restorantet/ Shteti fqinj shtrëngon masat anti Covid deri në 20 janar

Statistika (05 Maj 2022)

Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1280

Testime totale 1,810,232
Raste pozitive 275,266
Raste të shëruara 271,480
Raste Aktive 290
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 188
Fier 34
Vlorë 22
Elbasan 9
Durrës 7
Shkodër 7
Korçë 6
Gjirokastër 5
Berat 5
Lezhë 4
Kukës 3

Read Previous

Gjermania sinjalizon përfshirje më të madhe në dialog

Read Next

Vdekja e tij tronditi botën e futbollit, Mino Raiola varroset mes luksit në Montekarlo