Vdekja e tij tronditi botën e futbollit, Mino Raiola varroset mes luksit në Montekarlo

Superagjenti Mino Raiola ndërroi jetë disa ditë më parë, me vdekjen e tij që tronditi botën e futbollit edhe për shkak të njoftimit të parakohshëm të saj në disa nga mediat më të mëdha botërore.

Sipas raportimeve nga mediat italiane funerali i 54-vjeçarit do të mbahet në Montekarlo, e cila është pjesë e Principatës së Monakos, pasditen e sotme, sipas vendimit të familjarëve të tij.

Ceremonia pitet të jetë private, ku të ftuar do të jenë vetëm personat më të afërt të Raiolës./Panoramasport

 

Read Previous

Covid-19 në vend/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Read Next

U zotuan se nuk do e përdorin, pambuku i Xinjiang gjendet në veshjet e Adidas, Puma dhe Hugo Boss