COP26: Më shumë se 100 vende zotohen t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030

Më shumë se 100 vende premtuan të ndalojnë dhe të rikthejnë humbjen e pyjeve dhe degradimin e tokës deri në fund të vitit 2030, të mbështetur nga 19 miliardë dollarë fonde publike dhe private për të investuar në mbrojtjen dhe restaurimin e pyjeve.

Deklarata e përbashkët e lëshuar në bisedimet e klimës COP26 në Glasgow, të hënën vonë, u mbështet nga liderët e vendeve duke përfshirë Brazilin, Rusinë, Indonezinë dhe Republikën Demokratike të Kongos, të cilat së bashku përbëjnë 85 për qind të pyjeve të botës, raporton Aljazeera.

Deklarata e Udhëheqësve të Glasgout mbi Pyjet dhe Përdorimin e Tokës do të përfshijë pyjet që arrijnë në më shumë se 33 milionë kilometra katrorë (13 milionë milje katrorë), sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit britanik në emër të liderëve.

“Ne do të kemi një shans për t’i dhënë fund historisë së gjatë të njerëzimit si pushtues i natyrës dhe në vend të kësaj të bëhemi kujdestari i saj,” tha Boris Johnson, duke e quajtur atë një marrëveshje të paprecedentë.

Një mori iniciativash shtesë qeveritare dhe private u nisën të martën për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, duke përfshirë miliarda të premtuara për kujdestarët indigjenë të pyjeve dhe bujqësinë e qëndrueshme.

kumtari.al

Read Previous

Transformim i qeverisjes elektronike, E-Albania në ngarkim të AKTI-t, krijohet DgTech, 49% e aksioneve tek privati

Read Next

Bosnja është në prag të shpërbërjes, paralajmëron zyrtari i lartë i BE-së në shtet