Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Mëngjesin e sotëm është raportuar se ish-presidenti amerikan Bill Clinton është duke u trajtuar në spital për një infeksion.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai është pranuar në spital të martën në mbrëmje.
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar se 75-vjeçari është pranuar në një spital në Kaliforni për një infeksion jo COVID-19.
Sipas “Reuters”, Angel Urena, zëdhënësja e Clinton-it, ka bërë të ditur se ky i fundit është duke marrë shërim në spital, pas dy ditësh trajtimi.
“Ai është në shërim, me shpirt të mirë dhe tepër mirënjohës për mjekët, infermierët dhe stafin që i japin atij kujdes të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Urena në Twitter.
Ndërsa, sipas “CNN”, Clintoni shkoi në spital pasi ndjeu lodhje, dhe pastaj u diagnostifikua me një infeksion të qarkullimit të gjakut, për të cilën mjekët besojnë se filloi si një infeksion i traktit urinar.
“Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm. Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve” thanë ata në një deklaratë.
Ata shtuan: “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”, shkruan CNN.