Çfarë po paralajmërojnë hakerat me këtë foto të publikuar?

Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar në telegram, fotografi nga një takim i kryeministri Edi Rama me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Fotografia është modifikuar duke i vendosur Ramën dhe Kim në “shënjestër”.

Është i paqartë mesazhi që duan të përcjellin hakerat me këto foto dhe a është ai një paralajmërim për nxjerrjen e materialeve të tjera sensitive.

Deri tani hakerat kanë publikuar informacione mjaft të dëmshme për shtetin shqiptar, duke përfshirë edhe listën me agjentët e SHISH, të cilëve iu ekspozua identiteti, pozicioni i punës dhe në disa raste numri i telefonit.

Hakerat kanë publikuar gjithashtu të dhënat personale të kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, listën e personave që janë kontigjent i policisë së Shtetit, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.

Sulmi ndaj sistemeve dixhitale të institucioneve të ndryshme, ka patur përmasa katastrofale. Qeveria ka mohuar që hakerat të kenë marrë informacione me rëndësi, por publikimet e tyre të vazhdueshme tregojnë se ata kanë marrë të dhëna mjaft të dëmhsme për shtetin./Tpz

 

Edi Rama dhe Yuri Kim në "shënjestër"!

Foto e publikuar nga hakerat

Read Previous

VOA: Shqetësuese gjuha e urrejtjes në Parlament

Read Next

Protesta e nesërme/ Ja rrugët që bllokohen në Tiranë