Protesta e nesërme/ Ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen ditën e nesërme, kur zhvillohet dhe protesta e opozitës.

Policia njofton se “në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Read Previous

Çfarë po paralajmërojnë hakerat me këtë foto të publikuar?

Read Next

Deri ku do shkojnë normat e interesit?