Çela: Janë identifikuar 2 ferma bitcoin në Shqipëri / Janë marrë masat e nevojshme

Administratori i OSHEE Ardian Çela foli për 2 ferma bitcoin të gjetura në Shqipëri.

Ato janë identifikuar në dy qytete, në Tiranë dhe Fushë Krujë. Çela u shpreh se kanë marrë masat e nevojshme për t’u bllokuar aktivitetin dhe për t’i çuar në ndjekje penale.

“Për rastin e bitcoin do tu jap këtë informacion. Ne kemi nisur faza e parë e investimit sepse ky shqetësim ska qenë vetëm me bitcoin por ka qenë edhe me shtëpitë e barit. Kemi nisur edhe për monitorimin e humbjeve të kompanisë, kemi nisur monitorimin e firdrave, montimin e 1200 smart meter që janë motuar dhe tani jemi në fazën e dytë, blancmiter vendosjen e smart miter në rreth 26 mijë kabina që ka kompania sepse një fider është me kilometra e gjatë. Duke kaluar në fazën e 2 të monitorimit të kabinave ne fillojmë dhe e ngushtojmë rrethin e kërkimit. Sot që flasim kemi evidentuar 2 ferma bitcoin njëra në Tiranë dhe njëra në Fushë Krujë dhe kemi marrë masa edhe ndaj ekipeve që monitorojnë atë zonë jo vetëm me largim nga puna, por i kemi çuar dhe ndjekje penale. Është një proces dhe beteje që kemi përditë me cilindo që vjedh energjinë pra krijon lidhje të paligjshme. Është betejë e përvitshme. Ky është një proces që e kemi në qendër të vëmendjes dhe me këtë investimin tjetër që thashë se është në proces dhe me suportin e bankës së eksport import amerikane për ta suportuar këtë lloj investimi , rezultatet do jenë më të mira. Jo çdo gjë bëhet me krahë, pra kërkon dhe investime smart që jemi duke i realizuar”, deklaroi Çela.

Read Previous

Helmimi i qytetarëve në Krujë / Reagon Presidenti Ilir Meta: “Një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet “

Read Next

Ironike / Ikin dritat në Kuvend në momentin që po diskutohej për energjinë elektrike