Çekia: Shqipëria të përmbushë reformat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky deklaroi në Bruksel se Shqipëria duhet të zbatojë reformat për të qenë anëtare e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Lipavsky tha se BE-ja do të mbështesë Shqipërinë në rrugëtim e saj për t’u bërë anëtare me të drejtat e plota në përmbushjen e kushteve të anëtarësimit.

Jam i kënaqur që Shqipëria dhe RMV ja dolën të nisin zyrtarisht negociatat.  Ne kemi arritur një gur kilometrik në evoluimin e marrëdhënieve tona. E ardhmja e BP është në BE, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira dhe jam i lumtur që kjo pritje ka mbaruar për të dyja shtetet.

Jam i lumtur që ky moment historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që të betohen si anëtarë të ardhshëm të BE. Nxisim Shqipërinë të harmonizohet me politikën e jashtme të BE.

Presim zotime për të përmbushur reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. BE do të mbështesë Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë. Shqipëria së pari dueht të zbatojë reformat në fushat e sundimit të ligjit, në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam i lumtur që kjo po ndodh”.

Read Previous

Opozita u la jashtë tryezës së negociatave/ Rama bën të paditurin: Nuk dimë kush është në anën e opozitës

Read Next

‘Kush e garanton trafikun e kokainës nga Porti i Durrësit?’