Opozita u la jashtë tryezës së negociatave/ Rama bën të paditurin: Nuk dimë kush është në anën e opozitës

Edi Rama e justifikon mungesën e një përfaqësuesi të opozitës në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në, duke thënë se ai nuk e di se kush është opozita.

Rama tha se “ka një problem, që nuk e dimë kush është kush”.

“Në një format të caktuar nga Komisioni për të gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të sjellë përfaqësues nga ana a opozitës por kemi një problem, nuk dimë kush është në anën e opozitës”, tha kreu i qeverisë gjatë konferencë së përbashkët me Komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky.

Në protestën e fundit të organizuar nga Partia Demokratike, ishte e qartë se opozitën dhe Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha. Megjithatë duket se qeveria do të vijojë ti mëshojë idesë se opozitën e drejton Enkelejd Alibeaj dhe se në PD vijon ende një konflikt për lidershipin.

Read Previous

Saga e integrimit/ Si i bllokoi Rama negociatat me BE që nga viti 2011

Read Next

Çekia: Shqipëria të përmbushë reformat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit