Briside Shehaj: Janë zhdukur 70 milionë euro nga taksa 3% nga Veliaj

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj u shpreh se shifrat që përmend Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për rritjen e bizneseve në Tiranë nuk janë reale.

Në një lidhje live në me gazetaren Sonila Meço, Shehaj renditi një sërë taksash që janë rritur, por këto të fundit nuk kanë sjellë asnjë rritje të ardhurash për Bashkinë.

“Doli Mazniku dhe tha se është rritur biznesi me 48% në Tiranë. Mashtrim total. Në 2015-ën që ta mësojë edhe Arbjan Mazniku, ka patur jo 30 mijë, por 46 189 subjekte. Sot dha një shifër 55-56 mijë, por realisht numri i bizneseve reale në Tiranë, po të heqim OJQ se i kanë qejf dhe kanë hapur nja 2 mijë, është 53 893 subjekte të hapura në këtë bumin e madh ekonomiko-financiar, burimi i të dhënave është administrata tatimore shqiptare. E ka gjetur me buxhet për pagat 24 mln euro dhe sot e ka 60 mln dollarë fondin e pagave. Bëni llogari çfarë tmerri që është”, u shpreh ekspertja.  

Brisida Shehaj u shpreh se janë zhdukur 70 mln euro nga taksa 3% e të pastrehëve, ndërsa 40 mln euro, ose 57% e buxhetit të bashkisë shpenzohen për rroga dhe shpenzime operative.

Rriti taksën e tabelës me 107%. Presupozohej që duhet të kishte mbledhur më shumë para, e ka me ulje 24% këtë taksë krahasuar me 2016. Tarifa e gjelbërimit është rritur me 253%, shto biznesin që është rritur dhe gjithë të ardhurat janë rritur me 147%. Ai nuk mbledh aq para lidhur me aq sa ka rritur taksën. Nuk ka administrim të mbledhjes së të ardhurave ai zotëria. Dy taksa që vuri ky, një nga komponentët u rrit çmimi i banesave në Tiranë dhe tjetra taksa që e paguan edhe individi edhe biznesi. E para është taksa e strehimit 3%, që sipas ligjit që u bë në 2018 ishte një taksë që nuk do merrej në vlerë por në m2. Këshilli bashkiak 100% i PS vendosi që 3% të mos e marrë me metra katrorë, por në para. Dhe gjithë llogaritë ëq kemi bërë, bëhet fjalë se ka mbledhur 100 mln euro. 30 ka përdorur për strehimin, për bonuset e strehimit, kredinë, dhe 70 mln euro të mbledhura kjo taksë nuk dimë ku janë. Pallatet që po rindërton shteti shqiptar nga tërmeti janë 64 mln dollarë, mbi 50 mln euro, me këto para do kishtë bërë dy herë “5 majin” dhe shqiptarët do ishin në shtëpi e jo të jetonin si në geto“, tha Shehaj.

Read Previous

Me fakte/ Këlliçi publikon tabelën e (sh)përdorimit të taksave nga Erion Veliaj

Read Next

Vlorë/ Trafik droge me kamper të maskuar si turistë