Vlorë/ Trafik droge me kamper të maskuar si turistë

Sekuestrohen 260 kg kanabis në Vlorë.Në pranga kanë rënë 4 shtetas ndërsa janë sekuestruar  2 automjetet kamper që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike.

Detajet e megaoperacionit u bën të ditura nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në një konferencë për shtyp.

“Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”.

Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej” njoftoi policia.

Read Previous

Briside Shehaj: Janë zhdukur 70 milionë euro nga taksa 3% nga Veliaj

Read Next

Shqipëria me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon