“Bileta e shëndetit”

Në zonën Cluj-Napoca, Rumani, kanë gjetur një stimul tepër interesant për të sensibilizuar qytetarët për rëndësinë e shëndetit.

Kushdo që bën ulje-ngritje 20 herë përpara një makine inteligjente, fiton biletë autobuzi falas.

Fushata “biletë shëndeti”, i jep mundesinë kujtdo në qytetin Cluj-Napoca të Transilvanias të udhëtojë falas me autobus nëse bën 20 ulje-ngritje.

Fushata ka filluar më 23 gusht 2021, sistemi iinteligjent i biletave është instaluar në stacionin e autobusëve Memorandumului Sud.

“Bileta e shëndetit” është e vlefshme për një udhëtim të vetëm në rrjetin e transportit publik të qytetit për shtatë ditë.

 

Read Previous

Foto të rralla

Read Next

Foltorja e radhës në qytetin bregdetar