Berisha takim me përfaqësues të njohur të diasporës në SHBA

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një njoftim dhe disa foto nga një takim me përfaqësues të njohur të diasporës në SHBA.

Berisha thekson në njoftim se është diskutuar për vendosjen e plotë të monizimit në vend.

POSTIMI I PLOTE

Takim me përfaqësues të shquar të diasporës tonë në SHBA!

Të dashur miq, pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres përfaqësuesit e shquar të diasporës tonë në SHBA, z. Paulin Mrnaçaj, President i Albanian American Advisory Council, Inc., bashkëshorten e tij, zj. Drita Vushaj dhe gazetarin e mirënjohur Beqir Sina.

Në këtë takim unë i shpreha mirënjohjen time të thellë zotit Mrnaçaj dhe miqve që e shoqëronin, për ndihmën e tyre të çmuar ndaj çështjes shqiptare, përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, lirisë së Kosovës, dhe mbështetjen ndaj Partisë Demokratike që nga themelimi i saj deri më sot.

Në takim diskutuam gjerësisht mbi vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri, rrezikun e madh në të cilin ndodhet demokracia shqiptare, bashkëpunimin e PD me diasporën, dhe rolin jetik të kësaj të fundit për shpëtimin e Shqipërisë. Folëm gjithashtu për kërcënimin e madh kombëtar që paraqet për shqiptarët Ballkani i Hapur.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor.

ImageImage

Read Previous

Motri përplas 38 vjeçarin me biçikletë

Read Next

Qeveria ka dhënë për KESH-in edhe 68 milionë euro shtesë

Leave a Reply

Your email address will not be published.