Berisha publikon mesazhin e demokrates

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës.

‘Dua të shpreh solidaritetin tim, tha Berisha për mediat, mirënjohjen e pakufishme ndaj atyre demokratëve dhe demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim, por lulzi’, tha lideri historik i demokrateve, Sali Berisha ne konferencen qe po mban tek selia e PD.

‘Mbrëmë pas përfundimit të protestës, janë formuluar lista dhe janë ndaluar demokratë që nuk kishin kryer asnjë lloj akti për të cilin duan ti bëjnë përgjegjës. Kjo është një histori tjetër turpi e lulzim bravës e bashkëpunimit të tij si një vegël e Edi Ramës. Gjatë këtyre orëve, dje dhe sot unë kam marrë me qindra mesazhe nga demokratët të cilët janë jashtëzakonisht të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje, të cilët përjetuan skena që i kalonin  imagjinatën e tyre.

Demokratja më shkruan:
Erdha bashkë me djalin tim 14 vjeçar dhe pasi na hodhën gaz në mënyrë të paimagjinueshme vështirësia më e madhe e imja ishte se djali më pyeste se si mund të na hidhte gaz Lulzim Basha.

Lideri historik i Demokratve Sali Berisha deklaroi se; ‘Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë familjen demokrate, më të vdekur dhe të gjallë. Ai ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit për të bërë listat e arrestimit të demokratëve. Ai ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur’.

Read Previous

Berisha nga shkallët e selisë së PD-së: Lulzim turpi nuk mund ta ndalë revolucionin.

Read Next

Rama fundjavën duket se e ka ndarë për të bërë opozitë dhe pazarë